Në debrin e Anamoravës të zhvilluar në Pozharan, Vllaznia ka mundur Dardanën me rezultat minimal 1:0, me golin që ka shënuar Ardit Gashi. Pas ndërrimit në shtabin teknik Vllaznia ka nisur të shënojë rezultate pozitive dhe pritet që shumë shpejt t’i ik fundit të tabelës.
Edhe Milaim Zuzaku, kryetrajner i Vitisë ka sjellë freski në ekipin e Vitisë, i cili kësaj radhe ka ngadhënjyer si mysafir ndaj KEK-ut të Obiliqit me rezultat 1:2.
Kika e Hogoshtit që pati përballë Ferizajn, me një finish të hatashëm ka arritur të nxjerr një barazim me rezultat 2:2, duke patur një formë të luhatshme në këtë kampionat.
Grupi B
KEK-u – Vitia 1-2
2 Korriku – Ulpiana 1-0
Flamurtari – Ramiz Sadiku 2-0
Vllaznia Pozheranit – Dardana 1-0
Kika – Ferizaj 2-2