Po vazhdojnë takimet mobilizuese të organizuara nga Shtabi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan me strukturat në terren, si parapërgatitje për zgjedhjet e 6 tetorit.
Një takim i rëndësishëm është zhvilluar në mbrëmje me strukturat e Forumit të Gruas së LDK’së në Përlepnicë, i cili është udhëhequr nga kryetarja Valentina Bunjaku Rexhepi.
Bunjaku Rexhepi theksoi se entuziazmi dhe fryma e unitetit në Përlepnicë, është shembulli më i mirë i organizimit, që e garanton fitoren e LDK’së dhe kryeministres së ardhshme, Vjosa Osmani.