LAJME

Gazetari Nexhmedin Ymeri kujton mikun e tij Hasan Bunjaku

Sa u pikllova sot nga lajmi i trishtë: Iku nga kjo botë edhe shoku im i ngushtë që nga rinia e hershme e deri tani vonë, kur për shkak të shëndetit të lig, nuk shiheshim shpesh – Hasan Bunjaku, doajen i gazetarisë, publicist dhe kontribues i madh i jetës kulturore dhe, jo vetëm!
Shumëçka mësova nga Ti dhe shumë sfida kaluam bashk!
Respekt për çdo gjë që bëre në jetë!
Jam i bindur se edhe familja dhe të gjithë që të njohën do të kujtojnë me pietet dhe të lumtur që të patën, sikundër që Ti krenoheshe me familjen e mrekullueshme që krijove!
Ngushëllime familjes dhe miqve!
Prehu i qetë në tokën e Kosovës së lirë, që aq shumë e deshe!

You Might Also Like