Gjilan

Gjilanasi Bajram Hasani, ministër në Qeverinë e Kosovës

Bajram Hasani nga Nisma për Kosovën, është zgjedhur ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës.

Ai në faqen e tij në facebook ka shkruar:

 

Të dashur miq, sot nga partia dhe Kuvendi i Kosovës mu dha besimi që të jem ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Zotohem se detyrën time si ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, do ta kryej me ndershmëri dhe profesionalizëm.

Kryetari ynë Fatmir Limaj sot dëshmoi se nuk është si të tjerët duke i dhënë përfaqësim edhe duke e fuqizuar Anamoravën, rajonin prej nga unë vij.
Faleminderit prej të gjithëve për përkrahjen. Zotohemi për një Kosovë më të zhvilluar, ku gjithsecili qytetarë do të jetojë në mirëqenie.

Ne e mbajmë fjalën!

You Might Also Like