Futboll

Gjilani bindës në ndeshjen për kupë

Në një pjesë të dytë të furishme, SC Gjilani ka mposhtur Vjosën e Shtimes me rezultat të thellë 4:0, duke kaluar në raundin tjetër të kësaj gare.

Pjesëloja e parë ka përfunduar pa gola të shënuar 0:0, por krejt ndryshe ishte në pjesëlojën e dytë, kur Gjilani ia doli që të shënojë katër herë. Golin e parë për 1:0 e shënoi Theophilius Solomon në minutën 49. Epërsinë në 2:0 e ka shtuar Mevlan Zeka në minutën 53, kurse goli i tretë është shënuar nga Baton Zabërxha në minutën 81. Golin e fundit e ka shënuar Albert Dabiqaj në minutën 85 për rezultatin përfundimtar 4:0.

Në raundin tjetër është kualifikuar edhe Malisheva, që ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 2:0, kurse Behari e mposhti Prizrenin me rezultat 3:0. Ndeshja Prishtina – Dukagjini u anulua dhe do të zhvillohet ndonjë ditë tjetër, kurse më herët në xhiron tjetër janë kualifikuar edhe Ferronikli, Llapi, Ballkani  dhe Vushtrria./kryelajmi.com/.

You Might Also Like