Futboll

Gjilani – Ferizaj, ndeshje për t’u harruar

Gjilani – Ferizaj 0:0

Pjesëloja e parë është karakterizuar pa raste të mira shënimi, por me një dominim të lehtë të Gjilanit, kurse shumë më nxehtë ishte në pjeslojën e dytë.

Rastin më të mirë e pati Ferizaj në minutën 54, kur pas shpërthimit të Panadiqit nga e djathta gjuajtjen e Gligorovit e priti Koliçi e menjëherë më pas gjuajti edhe Krasniqi, por sërish Koliçi ishte në vend.

Në minutën 70 Besar Musolli i Gjilanit dhe Behr Bardhi i Ferizajt u ndëshkuan me kartonë të kuqë pas një kacafytje në mes veti. Në fakt fillimisht Musolli pati një ndërhyrje pak më të ashpër në mesfushë, për çka u ndëshkua me karton të verdhë e në të u hodh Bardhi, duke dashur që të qërojë hesapet fizikisht për t’u ndëshkuar të dytë me karton të kuq.

Pjesa e mbetur e ndeshjes kaloi pa raste të mira e harkimet e lojtarëve të Gjilanit nuk bënin punë, kurse gjuajtjet nga largësia ishin të plogështa./kryelajmi.com/.

You Might Also Like