Gjilan

Gjilani ka mungesë uji, kërkohet zgjidhje urgjente

 

Qytetarët gjilanas, zyrtarë komunalë dhe ata të kompanisë  “Hidromarava” e kanë paraqitur situatën shumë delikate dhe kritike të mungesës së ujit të pijshëm. Arbër Ismajli nënkryetar i komunës tha se situatën e kemi emergjente sepse ka nga një javë që lagje të tëra në Gjilan nuk kanë ujë të pijshëm. Në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” dhe të përkrahur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me temën ”Cilat janë projektet dhe alternativat që Gjilani të furnizohet me ujë të pijshëm”, në të cilin debat do të ftohen e tërë “Task Forca”, u tha se Gjilani ndodhet në situatën më të mundshme të rëndë sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Arbër Ismajli nënkryetar i komunës tha se Komuna e Gjilanit ballafaqohet me mungesë të ujit të pijshëm dhe kjo nuk është e re sepse mungesë të ujit kemi pasur edhe më herët. “Sot nuk është koha të mbajmë ligjërata politike, sepse nuk mund të presim shira ose qasje tjera sepse situatën e kemi emergjente, meqë ka nga një javë që lagje të tëra në Gjilan nuk kanë ujë të pijshëm”. Ismajli tha se problemi i ujit është problem qytetar sepse presioni qytetar na bënë hair, por është jo i mirë presioni për çështjet tjera ose periferike. “Personalisht do të protestoja për sensibilizimin e ujit edhe pse ndoshta akoma nuk ka studim të fizibiltetit. Duhet të stopojmë investimet në infrastrukturë për të dhënë prioritet ndërtimit të digave”. Ismajli tha se financimi i hapjes së puseve është zgjidhje emergjente, por nuk është zgjidhje përfundimtare, efekti i puseve e zbut gjendjen e rëndë, por nuk e zgjidh problemin përfundimtar.

Muhamet Suliqi nga “Hidromorava” tha se gjendja është përmirësuar me furnizim, por jo mjaftueshëm, Velekinca nuk ka ra niveli, por ne duhet të mobilizohemi sepse i kemi tre puse të reja, dhe po presim nga Banka Botërore një investim prej 12 milion euro, të cilat do të përdoren për investime dhe studime fizibiliteti te Llapushnica dhe tek Shushtë. “Po e japim maksimumin për të qen në ballë të ndihmës së qytetarëve, dhe u jemi përgjigjur kërkesave të qytetarëve në çdo kohë” tha Suliqi.

Mumin Morina tha se janë mbajtur shumë organizime e tryeza me donatorët, por fati ynë ra Qeveria, sepse komuna s`ka obligime të investojë në sistemin e ujësjellësit. Bekim Selishta qytetar dhe psikolog tha se (lagja Gavran), s`kemi 10 muaj ujë të pijshëm, kjo është turp dhe hipokrizi e pushtetit komunal, komuna po rrinë shumë komod, faturat janë të njëjta si kemi si s`kemi ujë, kjo është turp tha Selishta.

Nuhi Nuhiu tha se duhet të ketë organizime e protesta nga ana e qytetarëve.”Pse jo ne duhet të bëjmë presione dhe në Qeveri, edhe në komunë sepse ne jemi ata që po ballafaqohemi me mungesën e ujit të pijshëm”

Isa Agushi këshilltar komunal tha se jemi sikurse në kohë të luftës. “Po luftojmë për jetë a vdekje. Ne po organizojmë Gala mbrëmje e organizime tjera, por nuk po angazhohemi që ta zgjidhim problemin e ujit. Gjendja është alarmante, kompetenca është e jona, e komunës e qeverisë e qytetarëve. Qytetarët duhet të qohen në këmbë, të stopohen projektet e mëdha të stopohen dhe t`i ipet prioritet ujit. Qeveria ta merr seriozisht problemin e ujit në Gjilan, mund të ndodhë ndonjë epidemi, duhet të punojmë 24 orë në ditë e mos të rrimë komod” tha Agushi.

Imran Xhemaili qytetar tha se duhet të merren iniciativa serioze për tu mbledhur fonde, duhet të bëjmë presion qytetarë dhe nuk përjashtohet mundësia e protestave. Shaban Terziu nga shoqëria civile tha se duhet të dënohen keqpërdoruesit e ujit.

Mehmet Dërmaku tha se komuna dhe “Hidromorava” duhet të ketë plane strategjike për ta zgjidhur këtë problem. I

bish Ibishi këshilltar komunal tha se duhet të angazhohemi shumë sepse duhet ta kemi një zgjidhje afatgjate, komuna është e obliguar të ju ofrojë shërbime qytetarëve. Muhamet Suliqi duke u përgjigjur në interesimet e qytetarëve tha se fakturat i shkojnë të gjithë konsumatorëve njëjtë, kontestet i takojnë Gjykatës. Arbër Ismajli tha se duhet të kërkohen burime stabile të ujit, duhet të punojmë për projektet afatgjata sepse “Hidromorava”, e ka kryer obligimin e saj profesional. “Duhet të gjejmë edhe forma tjera, edhe të protestave pse jo, duhet edhe të ndërpriten investimet dhe projektet madhore”. Arjeta Maka tha se ekziston një projekt ideor që është bërë para 10 viteve dhe duhet të flitet me projektuesit e saj. Mumin Morina tha se jemi në situatën më të rëndë të mundshme emergjente

You Might Also Like