Gjilan, 15 prill 2020 – Komuna e Gjilanit për 24 orët e fundit nuk e ka të regjistruar asnjë rast të prekur me Covid-19, ka njoftuar kryetari Lutfi Haziri, në e 34-të të përballjes me pandeminë.
Haziri ka falënderuar qytetarët për lojalitetin, drisa ka kërkuar që të vazhdojnë të vetëpërmbahen duke duke qëndruar në shtëpi, sepse masat kundër kësaj sëmundje janë shumë të ashpra.
“I kemi lokalizuar rastet dhe jemi të mobilizuar që ta monitorojmë situatën 24 orë, duke pasu kujdes të vecantë për individët që janë të infektuar. Lajm i mirë është se kemi 17 raste në Gjilan të shëruara plotësisht, por nuk do të thotë se kemi përballuar situatën. Jemi në kulmin e krizës së infeksionit dhe duhet të vetëpërmbahemi, sipas masave të reja të qeverisë, të cilat sot në Gjilan dhe Anamoravë janë zbatuar në tërësi”, ka thënë kryetari Haziri.
Zyra për Informim