Me ndryshime në fondin e lojtarëve dhe në shtabin teknik, Klubi i Futbollit Gjilani i ka nisur përgatitjet këtë të premte. Të udhëhequr nga kryetrajneri i ri Sedat Pajaziti, në takimin e parë me lojtarët kanë marrë pjesë lojtarët që kanë ngelur nga përbërja e kaluar, sikurse edhe lojtarët e rinj, të cilët kanë arritur këtë verë.
Për nisjen e përgatitjeve është lajmëruar edhe në faqen zyrtare të klubit, ku thuhet se fillimisht ushtrimet po zhvillohen në fushën e Stadiumit të Qytetit në Gjilan dhe se aty ishin të pranishëm edhe ardhjet e reja në klub.