Futboll

Gjilani sërish pëson në fund

Ndonëse ishte shumë afër, as kësaj radhe SC Gjilani nuk ia ka dalë të shkëputë ndonjë pikë jashtë fushës së vetë. Pas një ndeshje të kontrolluar mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes, SC Gjilani ka pësuar gol pak para se ajo të mbyllej. Ka qenë Hazrollaj i Malishevës që ka shënuar në minutën e 84 të ndeshjes, goli që doli të jetë vendimtar i këtij takimi.

Me këtë fitore të shënuar Malisheva edhe më tepër forcohet në pozitën e katërt në tabelë, derisa Gjilani sërish afrohet afër zonës së barazhit./kryelajmi.com/.

You Might Also Like