LAJME

UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” – FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE SHPALOSI PROGRAMET PARA MATURANTËVE

 

 

Drejtues të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit “Kadri Zeka”, në kuadër të orientimit në karrierë, para nxënësve maturantë të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” kanë prezantuar programet e tyre.

Dekani Dr. Selim Daku dhe prodekani Dr. Blerim Haziri, para nxënësve të gjimnazit kanë prezantuar programet dhe drejtimet që ofron Universiteti “Kadri Zeka” me theks të veçantë për drejtimet që ofron Fakultetit i Shkencave Sociale.

Profesori Daku, ka theksuar se në këtë fakultet për studentët tejet tërheqës është programi Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studimet Evropiane, që është një program i ri prej të cilit pritet të dalin diplomatët e ardhshëm të Kosovës.

Siç kanë theksuar mysafirët nga Fakulteti i Shkencave Sociale, në këtë fakultet japin ligjërata profesorë eminentë, në mesin e tyre edhe profesorë nga jashtë vendit, të cilët kanë një përvojë të gjatë në diplomacinë evropiane.

Daku e Haziri folën edhe për kushtet që ofron fakulteti i Shkencave Sociale, pajisjet që ka objekti me kushte moderne, mundësinë për përfitimin e bursave, udhëtimet jashtë vendit si dhe aspekte të tjera të jetës universitare, të gjitha këto të shoqëruara me pamje nga ky fakultet.

You Might Also Like