Futboll

Gjilani vazhdon serinë e fitoreve

Dukagjini – Gjilani 0:1 (0:1)

Golashënues: Theophilus Solomon 38′

Pjesëloja e parë e ndeshjes ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit është dominuar nga Gjilani, ngase ekipi kuq e bardhë pati disa raste të mira shënimi. Bile në këtë pjesë Gjilani dy herë qëlloi shtyllën, një herë nëpërmjet Solomon që gjuajti nga largësia. Edhe Dabiqaj, pasi ka shpërthyer nga e majta u fut në brendi dhe gjuajti në brendi, por topi në vend të rrjetës e qëlloi shtyllën e majtë pingule të portierit të Dukagjinit, Muhaxhiri.

Në minutën 38 pas një gabimi në mbrojtje te Dukagjini, Islami vodhi një top dhe harkoi për Theophilus Solomon, i cili bukur pranoi topin dhe me një veprim mashtrues qëlloi këndin e poshtëm të majtë të portës vendase.

Gjilani pati rast të mirë edhe nëpërmjet Eloton Cale, që gjuajti me gjoks pas një harkimi të Zekës, por mbrojtja vendase largoi topin nga vija e portës.

Rastin më të mirë Dukagjini në pjesën e dytë e pati nëpërmjet Oto John, i cili gjuajti me kokë, por topi shkoi mbi portë.

Dukagjini bëri përpjekje që të shënojë së paku një herë, por mysafirët ditën të mbrohen dhe ngadhënjyen me plotë meritë me rezultat 1:0.

Në ndeshjen e radhës, Gjilani në fushë të vet e pret Prishtinën.

You Might Also Like