Futboll

Gjilani vazhdon serinë e fitoreve, tash është shumë afër Evropës

Suhareka, që nuk e ka nisur mirë stinorin pranveror, ka pritur Gjilanin në formë, në një ndeshje në mes të ekipeve që kanë gati pikë të barabarta dhe që mund të luftojnë sa për dalje në Evropë, por edhe në luftën për mbijetesë.

Të parët kanë rrezikuar mysafirët me një gjuajtja të Shabanit nga largësia, por që topi shkoi jashtë.  Suhareka ka rrezikuare për herë të parë në minutën 18, kur pas harkimit të Jakup Berishës, Kodra gjuajti me kokë, por topi shkoi mbi portë. Pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën 18, Edi Basha zgjati topin deri te Senad Jaroviq që gjuajti me të parën, por topi për pak shkoi mbi portë. Në minutën 20, pas një veprimi individual Liridon Fetahaj gjuajti nga largësia, por portieri Haxhihamza e dëboi topin jashtë fundores. Në minutën 36 ka provuar Taipi nga largësia, por portieri Ozdogan e priti këtë gjuajtje.

Në minutën 40, pas një aksioni të mirë të Gjilanit, portieri Ozdogan nga prapa ndërhyri në Bilallin dhe gjyqtari tregoi në pikën e bardhë. Përgjegjësinë e mori për të gjuajtur Sead Jaroviq, i cili ishte shumë i saktë duke qëlluar nën transversale për 0:1. Në minutën e parë të shtesës rezultati u barazua kur pas një ndërhyrje të plogësht në mbrojtjen e Gjilanit, Krasniqi me një gjuajtje volej qëlloi këndin e poshtëm të djathtë të Haxhihamzës.

Në minutën 51, Liridon Fetahaj harkoi nga e majta, Kodra gjuajti me kokë, por Haxhihamza sërish ishte në nivel të detyrës. Në minutën 54, Gjilani organizoi një kundërsulm të shpejtë me Shabanin, i cili gjeti Bashën që gjuajti me të majtën nga largësia e topi pasi u përplas në tokë, mbi duart e portierit Ozdogan u fut në rrjetë për 1:2. Rast të mirë shënimi pati edhe Armend Thaqi në minutën 74, por kësaj radhe Ozdogan e priti gjuajtjen e tij. Ozdogan edhe njëherë shpëtoi gol të sigurt pas goditjes së Bilalit me kokë në minutën 88.

Deri në fund Gjilani dita ta ruaj rezultatin dhe me plot meritë shënoi fitore në këtë ndeshje. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like