KRONIKË E ZEZË

Gjobitet shoferi për tejkalim në vijë të plotë

Gjobitet shofer për tejkalim në vijë të plotë

09 qershor 2022 Gjilan

Vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore nga informatat e marra në bashkpunim me qytetarët.

Njësitet e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, kanë identifikuar shoferin e veturës i cili me 04.06.2022 në rrugën tranzite në Gjilan , ka bërë tejkalimin në vijë të  plotë.  Ndaj tij është shqiptuar masa e parapar ligjore konfiskim i patent shoferit si masë mbrojtëse për tre muaj dhe gjobë  në bazë të ligjit 05/L-088.

You Might Also Like