OPINION

Hipokrizia e LDK-së

Të kërkosh përgjegjësi për dicka që nuk ke bërë dhe ta fajësosh dikend, që vetë i ke shkaktuar ato dëme, mbase edhe të pariparuar është më së abusrde, a pandershme, e paasryeshme dhe hipokrizi standarde autoktone e llojit të vetë.
Kërkesa e LDK në Gjilan për qeverinë komunale, që tash radha është t’i hiqni edhe kunjat, nuk është tjetër, përvec se hipokrizi e kulluar, mos pranim i realitetit të ri dhe mos aftësi për të kryer rolin konstriktiv të opozitarizimit.
Të atakosh dikend dhe t’ia drejtosh gishtin për fajësi, kushdo qoftë ai, për një punë jo të mirë, të cilën e ke bërë vetë dhe të kërkosh largimin e tyre është e padrejtë dhe e pajustifkueshme. Thjeshtë një demagogji dhe një konsum i brendshëm partiak.
Për më tepër, qeveria aktuale nuk mund të fajësohet për vendosjen e kunjave edhe në lagjen Dardania, nuk mund të fajësohet për shëmtimin e qytetiit, për ndërtime të larta, për kaos urbanistik, për punësime të panevojshme dhe të mbingarkuara, për devalvimin dhe denigrim të sistemit arsimor, shëndetësor, bujqësor dhe atë ekonomik, e shumë e shumë të tjera.
Udhëqja aktuale mund të fajësohet për gjëra të tjera, por jo për ato, që tashmë me vitete të tëra janë krijuar mbrapsht dhe në dëm të qytetarit nga vetë partia kritikuese.
Paria komunale nuk duhet të reagojë me nxitim nga kushdo që ankohet, por duhet trajtuar kujdeshëm ankesën dhe duhet pasur program dhe agjendë të qartë e të përditshëm, duke mos i dhënë hapësirë askujt për t’u ankuar dhe me qenë në shërbim të vazhdueshëm të qytetarëve.

Fehmi Sylejmani, opinionist – përcjellës i zhvillimeve politike dhe ish asambleist i LVV-së

You Might Also Like