Futboll

Gjyqtari gjilanas Mervan Bejtullahu do të pajiset me stemën e FIFA-së

Mervan Bejtullahu është gjyqtari i radhës nga Kosova që do të pajiset me stemën e FIFA-s.

Kanal10 mëson se Bejtullahu është nominuar tanimë nga UEFA- në FIFA për të marrë stemën e FIFA-s dhe gjithçka do të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Në garë për këtë stemë ishin edhe dy gjyqtarët tjerë, Alban Shala e Dardan Çaka. Për çudi ky I fundit ishte renditur pas Bejtullahit në nominimin nga FFK-ja gjë që ka luajtur shumë rol në vendimin final.

Bejtullahu do ta zërë vendin e Besfort Kosumit i cili muaj më parë është pensionuar nga ky profesion

You Might Also Like