Gjilan

Haziri: Investimet e Komunës në “Balec”, po e bëjnë atraktive këtë lagje

2 qershor 2019  –  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka vizituar punimet në asfaltimin e rrugëve në “Balec”, është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve pas realizimit të projekteve atje.

“Këto janë investime në pako për lagjen e Balecit apo qytetit të vjetër në infrastrukturë. Kemi bërë ndërrimin e të gjithë gypave të ujësjellësit sipas standardeve dhe janë heq ata të asbestit. Është bërë rindërtimi i komplet rrjetit të ndriçimit dhe tash përfundon edhe me asfaltimin e rrugëve. I falënderoj banorët e kësaj lagjeje për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtyre programeve”,  tha Haziri.

Haziri ka siguruar se projektet në vazhdimësi do ta kthejnë dinjitetin e qytetarëve të vjetër, si lagje e cila do të jetë më atraktive se që ka qenë deri tash.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në integrimin e punimeve sepse lumi Mirusha, stadiumi i qytetit, kampusi i shkollave të mesme, lagjja “Dardania” dhe qendra e qytetit janë projekte të integruara mes veti. Kur të përfundojnë, do të shihen se sa funksionale dhe të domosdoshme kanë qenë këto inveëstime”, ka përfunduar kreu i Gjilanit.

You Might Also Like