Gjilan

Haziri ngushëllon familjen Nuhiu me rastin e ndarjes nga jeta të avokatit Fahri Nuhiu

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Nuhiu, me rastin e ndarjes nga jeta të avokatit, Fahri Nuhiu. Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Nuhiu,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të avokatit të njohur gjilanas dhe ish prokurorit, Fahri Nuhiu.

Fahri Nuhiu do të mbahet në mend për kontributin e tij të madh në institucionet e Kosovës, përkatësisht në sferën e drejtësisë në Gjilan, edhe në kohën sa ka shërbyer si prokuror shteti, e po ashtu edhe sferën e avokaturës.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Nuhiu, shokëve, miqve, e kolegëve. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.​

You Might Also Like