Haziri ngushëllon familjen Zymberi me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit komunal, Shaqir Zymberi
Gjilan, 6 maj 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar sot telegram ngushëllimi fëmiljes Zymberi , pas ndarjes së papritur nga jeta të zyrtarit të Gjendjes Civile, Shaqir Zymberi.
Në telegramin e kryetarit Haziri thuhet:
“E nderuara familje Zymberi,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen të Shaqir Zymberit, zyrtar i gjendjes civile në Gjilan.
Komuna e Gjilanit, sot humbi një zyrtar i cili me përkushtim, përgjegjshmëri të plotë dhe me ndershmëri i ka shërbyer qytetarët e tij ndër vite.
Ai ka dhënë shembullin më të mirë të angazhimit në punë, të qetësisë dhe afërsisë mes kolegëve dhe miqve.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve, kolegëve e farefisit.
Lamtumirë miku i të gjithëve!”, thuhet ne telegram.