OPINION

Haziri: Suspendimi nga puna i gazetarit Asdren Agushi, tentim për t’ua mbyllur gojën gazetarëve

Lutfi Haziri
Lëkundjet dhe trandjet e pushtetit me mendësi autoritare hetohen kur tentojnë t’i disiplinojnë gazetarët, me metoda të vjetra. Suspendimi nga puna me porosi të pushtetit të Albin Kurtit nga nga menaxhmenti i RTK-së (Radio Televizioni i Kurtit) për gazetarin Asdren Agushi, veç pse ky i fundit ka qenë kritik, është skandaloz dhe tentim për t’ua mbyllur gojën gazetarëve dhe rrjedhimisht, ngulfatjen e fjalës së lirë. Agushi ka qenë kritik i të gjitha pushteteve, madje i ashpër në disa raste edhe ndaj meje. Por, deri sot nuk është penalizuar asnjëherë. Në mbështetje të Asdrenit dhe të gjithë gazetarëve të Kosovës sa herë që përballen me presione e linçime. Karshi pushteteve, gazetarët kanë gjithmonë të drejtë!
Familja e Agushit kanë qenë gjithmonë kryengritës për lirinë e shqiptarëve dhe nga presidenti i Shqipërisë është dekoruar me Medaljen e Artë të Shqiponjës për kontributin e dhënë për kombin e atdheun. Vazhdoni të punoni me gjakun e Sejdo Bajramoviqit i cili ka një hero në varrezat e heronjve në Beograd dhe quhet Dragan Bajramoviq. Edhe ai e ka një shok dhe ka lënë një amanet Gjilan. Me ju është!

You Might Also Like