Gjilan

Haziri takon Grupin e Përbashkët Punues për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri priti sot në takim përfaqësuesit e projektit  të AKT/ USAID së bashku me Grupin e Përbashkët Punues,  për të prezentuar angazhimet dhe rezultatet e arritura të punes një vjeçare.

Grup i Përbashket Punues i themeluar enkas nga kryetari Haziri për përfshirjen më të gjerë të qytetarëve në vendimmarrje komunale, paraqiti objektivat e arritura duke bërë të mundshme që këtë vit të rris pjesëmarjen në debate publike dhe dëgjime buxhetore në rreth 30 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe 20 për qind rritje të pjesëmarrjes më të madhe të rinisë, komuniteti joshumicë etj.

Kryetari Haziri në këtë rast ofroi mbështetje edhe pas përfundimit të projektit të AKT/USAID/RTC, që ky Grup të vazhdoj më tej si urë lidhëse dhe mekanizëm efektiv për përfshirje më cilësore dhe demokratike  të qytetarëve në kërkesat e tyre.

You Might Also Like