Hevzi Nela ishte njeri e poet që mendonte ashtu si e shihte jetën vetë. Ai pati një mendje të hollë e krejtësisht ndryshe nga të tjerët. Ishte, thonë, i sinqertë, punëtor, poet e revolucionar. Ato ide të tij puqen me mendimet e njerëzve të mëdhenj. E deshi njeriun e lirë, atë njeri që nuk di t’i urrojë të tjerët. I tillë ishte dhe i tillë shkoi për t’mos u kthyer kurrë në jetë. Jeta e tij është një dhimbë prej dhimbjeve të tjera. Dhimbë e jetës, dhimbë e kohës, por edhe dhimbë e familjes dhe e popullit të tij.
Ai, nga mosha e vogël mendoi më “ndryshe” se të tjerët. Pati një “pjekuri” para kohe. Ishte njeri me dinjitet dhe pati autoritet kudo që punoi e veproi. Ai ishte njeri i mendimit të hollë njerëzor. Mendoi vetëm për shpirtin e lirë të popullit. Dhe, ky mendimi i tij u pagua shtrenjtë. U pagua me jetëvarje.
Ishte kohë e një diktature të egër për njerëz më të mirë të Shqipërisë. Dhe thonë, ai shkoi, por vepra e tij mbeti e “gjallë. Ajo jeton e nuk tretet. Dhe, gjithçka që shkroi Hevzi Nela, kanë mbetur e pabotuar nëpër fletore të tij.
Hevzi Nela bëri 20 vjet burg nëpër burgjet e Shqipërisë. Ai qe i dënuar me dënim kapital, më 10 gusht të vitit 1988. Tash e 49 vjet të ekzekutimit nga dora e regjimit diktatorial të një kohe të errët. Dhe, a vritet pafajësia? A vritet njeriu intelektual e krijues? A vritet njeriu që shpirtërisht ishte i lidhur për popullin, atdheun e kombin e tij?
Dhe, më 1988, në gushtin e këtij viti, ai ekzekutohet dhe i këputet frymarrja e jetës së tij. Një fund tragjik. Tragjikë e rëndë njerëzore! Kjo është një nga dëshmitë më tronditëse të diktaturës staliniste që veproi mbi njeriun shqiptar që kërkonte liri në jetë. Në anën tjetër, është një kohë e tmerrit të errët mbi pafajësinë e një pjesë të intelektualëve.
Dhe, bëhet pyetje: pse u ekzekutua Hevzi Nela dhe intelektual tjerë? Hevzi Nela nuk vrau askend. Nuk pati gjë te keqe, por bëri që rrallë bëjnë njerëzit e mëdhenj për popullin e tij. Pra, pasi bëri mirë, gjeti keq. E pagoi me jetë.
Ishte njeri i urtë e krijues. Ishte mendjemprehtë e i ndjeshëm nga mendja e shpirti. Ishte i tëri lirik me shpirt e zemër. Ishte edhe mësues i pasionuar i popullit. Ishte një njeri i pasionuar pas gjuhës e letërsisë shqipe. Por, ja fati e dëshkoi aq mizorisht njeriun NJERI.
Hevzi Nela pati kryer shkollën e mesme pedagogjike dhe për disa vite punoi si mësues në Plan të Bardhë të Matit. Regjimi i egër diktatorial i asaj kohe ia ndërpru hovin e punës dhe ate e dërgojnë ushtar në Elbasan. Si e kreu shërbimin ushtarak, Hevziu vazhdoi studimet e larta me korrespondencë. Mësojmë se ai ndërkohë punoi si mësues në fshatin Krumë, Lojme, Shishtavec, Topojan etj.
Thonë, nga shkolla e mesme, ai shfaqi ato kundërshtitë e tij të para ndaj padrejtësive të sistemit të kohës. Nisi të fomësohet dhe të marrë frymë me ndjenja të “forta” të
rebelizmit ndaj padrejtësive të sistemit stalinist komunis. Më vonë, në Shishtavec të Kukësit, më 20 prill 1967, në një tubim popullor, Hevzi Nela reagoi ashpër ndaj tri kërkesave të pushtetarëve vendorë, si futja në kooperativën bujqësorë, prishja e kishave dhe xhamive, ndërrimi i veshjes etj. Ai tha: ”Populli është i sëmurë, tri gjylpëra menjëherë nuk i shërojnë, ore e shkatërrojnë…”
Ai ishte nje njeri rebel, i cili mendoi shumë për njeriun. Nuk deshi ta prish strukturën shpiërtërore dhe ekonomike të njerëzve. Mu për këto fjalë, ai u pa haptazi se si bëri kundërshti sistemit të kohës. Dhe, shkatoi trazira në krejt mjedisin e indokrinuar, por edhe në lëvizje të ethshme të hallkave të pushtetit për të përmbytur atë lloj drite që po bënte përpjekje të dilte nga mesi i asaj errësisre. Këtu nisi ajo drama e jetës së tij, e cila përfundoi me jetë. Thuhet se kjo jehonë e daljes nga ky njeriu, u ndie edhe në shkollën ku po punonte atë kohe Hevzi Nela, në Topojan. Ndonëse haptas e tregoi në hetuesi atë shtypje të tij e të masës, ku ishte njëmend ajo klimë e ftohtë dhe e ashpër që u krijua ndaj tij. Ai largohet pësëri nga shkolla.
Në një shënim thuhet kështu se, “me datën 26 prill 1967, pasi bana 3 orë mësim në orën e leximit, në klasën e VI-të, duke u ba komentin vjeshës “Shko dallëndyshe” të Filip Shirokës, përnjeherë jam emocionuar tepër dhe desh me shpërtheu vaj. Pse jo? Ishte kjo vjershë që ia vlen ta besosh se per Hevziun ishte ora e fundit e mësimit për t’mos u parë kurrë më me shkolën e njerëzit. Ishin orët e funti të arratisjes së tij nga ai mjedis mbytës që po i kthehej në pezmatim të vazheueshëm. Po atë natë, se bashku me bashkëshorten Lavdije Nelën, duke marë me vete një çantë me libra dhe me krijime të deriatëheshme në poezi,prozë, nisen të kalojnë kufirin dhe me synim drejt një vendi të lirë në Austri.
Në atë natë të vonë të datës 26 prill të viti 1967, duke kaluar kufirin e ndajres nga atdheu i tij, Shqipëria, ai shënoi në një bllok këto vargje:”Lamtumirë, Atdhe i dashur,/ Po të lë, po, zemërplasun”. Ja si e la një kumt:”…Lidhur me fenë, ajo duhet ë ishte lënë e lirë nga shteti për ta ushtrua populli, mos të merreshin masa kaq të forta që ajo të zhdukej, por partia të bënte propagandën e saj gradualisht. Me një fjalë, une jam njeri besimtar dhe besoj tek feja”.
Mandej, Hevzi Nela për rininë, pati shtuar: ”Për sa i përket riniës: unë them se ajo duhet të lihet e lirë në drejtim të veshjes, të gustos e të jetës e të mos i diktohet si të vishet e të qethet, por jam edhe me atë që ajo të mos rrëshqasë nga tabani kohës së saj…”Dhe, pas kësaj, Hevzi Nela nis shtegëtimin nëpër burgje në 20 vjet; në Elbasan, Vlorë, Spaç, Burrel, Ballsh, Qafë-Bari etj. Ishte njeri me vizionet të një të pritme të mirë. Të thoshte: “Shpejt gjithcka ka me marrë fund. Ne do mbyllim shumë gjana dhe do sillemi si njerëz, se përndryshe nuk e merr kurrë vetin Shqipnija. Gjaku me gjak nuk lahet se bahet nje pellg tjetër gjaku që s’e lanë e s’mundet me e la kurrën e kurrës të parin”.
Pas disa muajsh qëndrimi në katundin e lindjes, në Kollovoz, para dënimit të fundit, sapo kish nisur të ndertonte shtëpinë, internohet në Arrën e Kukësit, një katund i mbështjellë rreth e me rreth prej varfërisë. Qëndrimi në Arrën, ëshë pjesa më dëshpruse në jetën e tij. Një ditë pas largimit nga vendi i internimit, punjonjësit e sigurimit e kontrollojnë valixhen e vetme në dhomën ku kishte ndenjur dhe aty i gjejnë disa sente. Në ditën e
ekzekutimit të tij, i veshur me një palë rroba të ngjyrosura, si të ruajtura taman për atë ditë. I kanë shpëtuar 6 fletor me poezi të viteve të burgosjes. Ka 39 letra nga burgu. Hevzi Nelën e veçojnë dhe e mbyllin brenda një shkretire të pafund, si paralajmërimi më u dukshëm se do të përpiqeshin ta zhduknin që të mos i mbetej as nami dhe as nishani. Ta zhduknin siç zhduket bryma e mëgjezit. Sikur ai të mos kishte ekzistuar kurrë ndoherë në jetë.
Pas orë 2 të mesnatës, Hevzi Nelën e ekzekutojnë me varje, më 10 gusht 1967. më 11 gusht ora 1 pas mesnate, ku trupin e tij fusin në një gropë. Vargjet: Titulli: “Në qelitë e burgut”, ai do të këndojë: “Ah, kjo derë e randë, kjo qeli kobare!/ Ma cfilitin trupin, zemra s’ndihet fare;/ Me durim përgjoj kur do t’ma hapin derën, / Po e pres lirinë si zogu paranverën!”./Tefik Selimi