Deklaratë e Alban Hysenit, kryetar i Gjilanit:
“Në kohën kur një pjesë e madhe e vendit po përballet me vërshime, si institucione kemi ndërmarrë masat e nevojshme për evitimin e dëmeve të shkaktuara nga to.
Në verën e këtij viti kemi pastruar shtretërit e lumenjve dhe pikat që kanë paraqitur rreziqe. Ndërkohë edhe sot, gjatë gjithë ditës, ishim në terren për të ndërmarrë veprime parandaluese që këtë situatë ta kalojmë sa më lehtë dhe me sa më pak dëme.
Lus të gjithë qytetarët që për çdo vështirësi të kontaktoni Qendrat Operative Emergjente përmes numrit 112, të cilat janë në gjendje detyre dhe gatishmërie”.