Futboll

Ish-lojtari i Gjilanit gjeti klub të ri

Sulmuesi i krahut, Fiton Hajdari mbeti lojtar i lirë pas skadimit me skuadrën e Gjilanit.

30-vjeçari luajti për tre vite te skuadra e Gjilanit duke qenë pothuajse startues te të gjithë trajnerët e Gjilanit.

Gazeta Enigma mëson se Fiton Hajdari ka arritur marrëveshje me skuadrën e Malishevës.

Enigma mëson nga burime të afërta te klubi se faktori kyç që Fiton Hajdari t’i bashkohet Malishevës ka qenë trajneri Arsim Thaqi.

Hajdari ka pasur oferta edhe nga klube të tjera si Prishtina, por oferta e Malishevës e ka bindur që t’i bashkohet klubit të Superligës.

Kujtojmë që Fiton Hajdari ka luajtur për skuadra si Hysi, Llapi dhe Trepça dhe Trepça ’89.

You Might Also Like