Futboll

Ish-lojtari i Gjilanit zyrtarizohet te Llapi

Llapi ka bërë një tjetër goditje në afatin kalimtar të verës.

Skuadra llapjane ka siguruar shërbimet e qendëembrojtësit Granit Jashari i cili u largua nga Gjilani.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë dh vjeçare me klubin llapjan dhe është prezantuar ngq drejtori Mentor Zhdrella.

 
 

 

Njoftimi i plotë nga FC Llapi (pa ndërhyrje):

Super qendërmbrojtësi, Granit Jashari është bardhekaltër.

KF Llapi me kënaqësi njofton për transferimin më të ri të skuadrës, qendërmbrojtësin Granit Jashari.

24-vjeçari me cilësi të jashtëzakonshme në fazën e mbrojtjes, do rris edhe më tepër kualitetin e ekipit si dhe do jetë forcë shtesë për klubin që t’i arrij objektivat.

Jashari ka spikatur me paraqitje edicionin e fundit ku ishte pjesë e Gjilanit, klub me të cilin u paraqit edhe në garat ndërkombëtare ku ishte titullar i padiskutueshëm.

Në praninë e Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, Graniti ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me klubin me opsion rinovimi edhe për një-vit tjetër dhe nga e hëna veç se bashkohet me grupin e futbollistëve në stërvitje.

Me transferimin e Granitit dhe gjitha transferimeve tjera që kanë ardhur këtë afat kalimtar, klubi është i përkushtuar maksimalisht për t’i arritur objektivat dhe për t’ua kthyer lavdinë tifozëve siq ata duan – një ekip të fortë dhe konkurrues për trofe.

Mirësevjen në shtëpinë tënde të re, Granit. Të urojmë suksese me fanellën bardhekaltër. /Gazeta Olle/

 
 

You Might Also Like