Mevlan Adili, ish-mbrojtësi i SC Gjilanit në këtë kampionat do të luajë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht për ekipin Shkëndija të Haraçinës, e cila sivjet është inkuadruar në ligën elitare të Maqedonisë së Veriut.
Lajmi është bërë i ditur nga ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i cili nuk e ka nisur mirë kampionatin e ri, ngase që në ndeshjen e parë ka pësuar nga ekipi tjetër shqiptar i këtij vendi Struga Trim Lum me rezultat të thellë 3:0.
Adili ka qenë shtyllë e mbrojtës së Gjilanit, por që është larguar këtë verë nga ekipi bardh e kuq./kryelajmi.com/.




