Sporte të tjera

Jakup Haxhiu fitues i turneut memomorial ”Mejdi Korrani-Korri” në Pozharan

Në vazhdën e aktiviteteve sportive që po mbahën këto ditë në Pozharan në nderim të deshmorit të kombit Mejdi Korrani e në 20- vjetorin e rënjës së tij në betejën e lavdishme të Koshares, sot ne Pozharan u zhvillua turneu Memorial nē Shah- “Mejdi Korrani -Korri”-.Në një konkurencë ku merrnin pjesë rreth 16 shahist,në vendin e parë u rendit Jakup Haxhiu pas tij Qamil Rexhepi ,kurse vendin e tretë e ndanë Ismet Alidema dhe Arsim Halabaku. Vlenë të theksohet se në nderim të rënjës së deshmorit janë duke u zhvilluar edhe turneu memorial në futboll të vogël që ende nuk ka përfunduar, e gjithashtu për herë të parë me rastin e rënjës së dëshmorir rreth 20 ciklist nga komuna e Vitisë dhe nga Pozharani dje kanë shtegëtuar me bicikleta deri në Koshare tek vendi ku ka rënë dëshmori në vijën e frontit .

Ndryshe manifestimi qendror në nderim të dëshmorit do të mbahen të premtën më 19 prill në ditën kur Mejdi Korrani ra dëshmor për të mos u harruar kurrë. Aziz Zuka

 

You Might Also Like