Gjilan

Java e Bamirësisë

Organizata rinore Fuqia e Bashkimit Rinor ka hapur javën e bamirësisë me qëllim të mbledhjes së fondeve për familjet në nevojë. Ata ftojnë të gjithë të cilët kanë mundësi që t’i bashkangjiten. Në një postim ata thojnë: “Të jetuarit është proces i vazhdueshëm ku ti merr dhe jep. Njerëzit marrin që të mbijetojnë por gjithmonë japin diçka në këmbim. E vetmja herë kur ata nuk kërkojnë asgjë është kur dhurojnë diçka e ndihmojnë dikë, e kjo është pasi ajo që merr njeriu nga bamirësia është lumturia se ka gëzuar dikë! Të jesh një nga arsyet e një jete sa do pak më të mirë të dikujt tjetër është ndjenjë e papërshkrueshme e prandaj ne po fillojmë javën e bamirësisë! Ftojmë të gjithë të cilët kanë sa do pak mundësi të na bashkangjiten që të shpërndajmë lumturi!Lusim të gjithë ata që kanë mundësi për gjëra ushqimore të na kontaktojnë!” Nuk është hera parë që kjo organizatë mban aktivitet humanitar prandaj na mbetet t’i urojmë sukses dhe ti përgëzojmë për iniciativën! https://www.instagram.com/p/CNF4ZjyFNu9/?igshid=1gay3jw5p8eps

Autore: Jona Kallaba, Kledia Mehmeti

You Might Also Like