Gjilan

Ka ndërruar jetë profesori Shefik Haliti

Në moshën 82-vjeçare ka ndërruar jetë profesori Shefik Haliti, i cili me vite të tëra deri në pension ka punuar në arsim. Lajmin e bën të ditur familjarë të të ndjerit, që kanë bërë të ditur edhe kohën e varrimit që do të jetë me ikindi.

Ja postimi i familjes:

NJOFTIM MORTOR

Të dashur familjarë, miq, kolegë e dashamirë, ju njoftojmë se mbrëmë me datë 17.03.2024 ndërroi jetë më i dashuri jonë, babai  Shefik Haliti.

Varrimi bëhet sot me datën 18.03.2024 ne ora 15:00 tek varrezat e qytetit në Gjilan.

Shefik Haliti lindi më 20 korrik 1942 në Muhovc – Bujanovcpedagog i magjistruar.

Shefik Haliti shkollën fillore e kreu më 1957 në vendëlindje, ndërsa mësimet i vazhdojë në Normalen e Gjilanit dhe i përfundojë me sukses në vitin 1965. Studimet në degën e pedagogjisë i kreu më 1969 në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit të Prishtinës, ku edhe i kreu studimet pasuniversitare duke magjistruar më 1983. Në vitin 2003 Shefkiu ka paraqitur edhe kërkesen e njohjes së doktoraturës pranë Fakultetit Filozofik Prishtinë.

Veprimtaria

Brenda kohës 1971-1975, Shefki Haliti ka dhënë mësim në Normalen e Gjilanit dhe pas kësaj kohe deri më 1980 ka ligjëruar lëndën: Pedagogji dhe Didaktikë në Shkollen e Lartë Pedagogjike në Gjilan. Nga 1980-ta deri më 2003-ën po në këtë shkollë fillon të punojë si mësues i rregull i kësaj lënde. Gjatë kësaj kohe (1994-1998) merr funksionin e drejtorit të shkollës dhe deri më tani ka kryer disa funksione të nivelit të ngjajshëm në këtë shkollë.

Veprimtaria publicistike e Halitit fillon me punimet e vitit 1974 (40 punime) të publikuara në shtypin kosovarë të kohës si “Shkendija”, “Flaka e Vllaznimit”, “Rilindja”, etj. Në publikimet e tija trajtohen probleme aktuale të kohës në fusha të arsimit (mësimit, mesimdhenjes, nxenjes, arsimit, reformimit, vlersimit)

Tituj të veprave

  • Artikuj të përzgjedhur pedagogjik, Prishtinë, 2003
Shefki Haliti ishte edhe recenzus i ketyre teksteve:
  • Matematika për klasën e II për arsimin fillor të të riturëve, Prishtinë, 1980
  • Pedagogjia  Prishtinë, 1999
  • Zhvillimi i shkollave dhe i arsimit në teritorin e sotem të Anamoravës 1945-1950 , Prishtinë, 1997
  • Didaktika e vlersimit të përparimit të nxënësve  Gjakovë, 1997

You Might Also Like