Gjilan

Kadriu: Pas një muaji nisin punimet për Autostradën Prishtinë-Gjilan

Rexhep Kadriu, zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës, ka paralajmëruar se Austrada në drejtim të Gjilanit shumë shpejt do të bëhet realitet. Ai nëpërmjet një postimi në facebook u është drejtuar qztetarëve, ku ka theskuar se pas shumë vitesh bllokadë ndaj Anamoravës, Qeveria Haradinaj rikthen vëmendjen kah kjo pjesë e Kosovës. Duke qenë njëri nga ju që aq shumë e doni Gjilanin, Anamoravën në përgjithësi, dua ta ndaj një lajm të rëndësishëm me ju; pas një muaji nisin punimet për Autostradën Prishtinë-Gjilan.

Pra, tanimë neve si ministri e Infrastrukturës na është hap rruga për përzgjedhjen e operatorëve ekonomik të cilët do të merren me punimet në këtë Autostradë. Marsi është veç fillimi i projekteve për Anamoravën dhe Kosovën në përgjithësi. Gjithëashtu, jemi në përfundim të procedurave për zgjerimin e hyrje-daljeve në Gjilan, Ferizaj dhe Prizren, projekte këto të përkrahura nga BERZH-i.

Urime Gjilan

Rexhep Kadriu

 

You Might Also Like