Gjilan

PDK në Gjilan tregon pse u përjashtuan tre ish-udhëheqës të saj

Sqarim për publikun rreth deklaratës së tashmë të përjashtuarve nga PDK

Siç dihet Partia Demokratike e Kosovës, ka përjashtuar nga të gjitha strukturat e saj znj. Leonora Morina Bunjaku dhe dy zyrtarët tjerë, z. Bajram Isufi dhe z. Enver Shabani, bazuar në vendimin e Këshillit Drejtues së PDK-së për shkëputjen e çdo komunikimi dhe bashkëpunimi me LVV-në dhe qeverinë e Kosovës, për arsyet e publikuara dhe të njohura për qytetarët tanë. Ku një kryeministër mashtrues e ka futur Republikën e Kosovës në rrugë qorre dhe nën masa sanksionuese të shteteve mike, Amerikës dhe shteteve të BE-së.
Rikujtojmë që pro këtij vendimi ka votuar edhe vet znj.Morina Bunjaku, si anëtare e Këshillit Drejtues atë kohë.

Arsyet kryesore të ish anëtarëve të PDK-së tashmë, se pse janë rreshtuar pas kryetarit të komunës dhe LVV-së, janë intereset personale, pozitat zyrtare që i mbajnë, dhe padyshim mbetet dëshira që synimet e caktuara t’i realizojnë si pjesë e pushtetit komunal.

Konsiderojmë që është e padinjitetshme deklarata e tyre e bërë sot për publikun, se kinse arsye e përjashtimit tyre, na qenkan tri vendimet e jashtëligjshme, e që nuk janë votuar nga asambleistët e PDK-së në Kuvendin Komunal. Ritheksojmë se dega e PDK-së ka pasur qëndrim të qartë për këto tri vendime, e ka edhe sot, e do ta ketë përherë në interesin e qytetarëve të Gjilanit, por jo në interesa të personave e grupeve të caktuara.

Është e vërtetë dhe e saktë , që personalisht znj.Leonora Morina Bunjaku ka tentuar dhe ndikuar në anëtarët e komitetit për urbanizëm, që këto vendime të jenë në shërbim dhe interes të familjarëve të saj, e për të cilat nuk duam të merremi tani.

Vlen të theksojmë që znj. Morina Bunjaku më shumë se asnjë grua tjetër ka pasur hapësirën dhe përkrahjen për këto dhjetë vite të saj në struktura të PDK-së, prej aderimit të saj nga PSD. Veprimet e saj e dëshmuan se vetëm për interesa erdhi në PDK, dhe për interesa iku!

Për një dekadë, ajo në PDK ishte nënkryetare e degës, kryetare e gruas në degë, anëtare e Këshillit Drejtues në qendër dhe degë, dy herë kandidate për deputete, asambleiste e PDK-së, zëvendës ministre e qeverisë, kandidate për kryetare të Gjilanit e deri në nënkryetare të komunës.

Edhe dy zyrtarët tjerë poashtu kanë gëzuar benificione partiake gjatë kohës kur në mandat ka qenë PDK. Nga drejtor në ndërmarrje publike dhe në komunë, sa herë ka qeverisë PDK ka marr pozitë udhëheqëse të drejtorit.

PDK ka vlerësuar përherë punën, kontributin dhe angazhimin e tyre në parti, por tani vlerësimin për ta po e jep struktura e partisë, anëtari dhe votuesi i PDK-së, sigurisht që edhe qytetarët e Gjilanit kanë dhe do ta kenë vlerësimin e tyre për ta, sikurse që e kanë për secilin person publik që është i përfshirë në politikë dhe që bart përgjegjësi institucionale.

You Might Also Like