Sportet luftarake

Karateistët nga Gjilani marrin pjesë në turneun më të madh botëror në Poreq të Kroacisë

Në një ndër turnetë më të mëdha në botë të karatesë, i cili për katër ditë do të mbahet në qytetin bregdetar të Poreqit të Kroacisë, do të marrin pjesë katër karateistë dhe karateiste nga dy klube të karatesë nga qyteti i Gjilanit: KK “AS” dhe KK “Agim Ramadani”.

Në këtë turne të karatesë, “WKF Youth League”, do të marrin pjesë 75 shtete nga 5 kontinente dhe rreth 4,000 karateistë, që e rendisin si një nga ligat më të forta botërore për të rinjtë.

Nga klubi i karatesë “AS”, do të marrin pjesë Xhan Ilijazi, Erina Sherifi dhe Elorina Musliu, ndërsa nga klubi “Agim Ramadani”, pjesëmarrëse do të jetë Tuana Bilalli.

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës për të rinjtë, Alban Beqiri, i cili gjithashtu është trajner në KK “AS” në Gjilan, ka shprehur se në këtë turne me përmasa botërore do të dëshmojnë se edhe shteti i Kosovës ka talente të mëdha në karate. “Është një nder i veçantë të jesh në mesin e 4,000 karateistëve nga 5 kontinentet e botës për të përfaqësuar klubin dhe shtetin në këtë ligë botërore. Ne së bashku me karateistët tanë do të japim gjithçka që dimë dhe mundemi. Kemi një atmosferë të shkëlqyer dhe me plot bindje them se me pak fat mund të kthehemi me medalje, një sukses i madh. Këtu do të përfaqësojmë klubet tona dhe shtetin tonë, do të japim më të mirën dhe do të jemi shembull. Do të dëshmojmë se vendi ynë ka talente, por nga kjo ligë botërore do të mësojmë edhe më shumë.” Pjesëmarrja e karateistëve nga Gjilani në turneun botëror të karatesë në Porec, Kroaci shënon një moment të rëndësishëm për sportin dhe përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për të promovuar talentet e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Me shpresën për sukses dhe medalje, ata synojnë të japin shembullin më të mirë të aftësive dhe angazhimit të tyre në këtë sport të mrekullueshëm.

You Might Also Like