Sportet me dorë

Mexhit Devaja nderohet me medalje presidenciale nga Vjosa Osmani, kryetare e Kosovës

 

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës e ka nderuar me medalje presidenciale Mexhit Devajën, ish-kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës,  i cili kishte bërë historinë, duke e futur Hendbollit në familjen evropiane dhe atë botërore.

Devaja është nderuar me një titull të tillë për shkak të kontributit shumëvjeçar në hendboll dhe pranimin e Kosovës në Federatën e Hendbollit të Evropës.

Parimi, Lavdimi dhe Albini, djemtë i ish-presidentit të FHK-së, Mexhit Devaja në një postim në facebook kanë shkruar: “Urime babë medalja presidenciale e meritave!”.

Në medaljen e dhuruar nga Presidenca theksohet se zotit Mexhit Devaja kjo medalje i jepet për udhëheqjen dhe promovimin e Hendbollit të Kosovës në Arenën Ndërkombëtare.

Të rikujtojmë se më 18 dhjetor të vitit 2004, në Budapest të Hungarisë, Kosova ishte pranuar në Federatën Evropiane të Hendbollit, kur kryetar ishte Hassan Mustafa nga Turqia, mik i madh i hendbollit kosovar./kryelajmi.com/.

You Might Also Like