LAJME

Këta pritet të jenë kandidatët e LDK-së nga Gjilani për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pas koalicionit qeverisës të dështuar me VV-në dhe pas qeverisjes disamujore, sërish do t’i futet garës zgjedhore, kësaj radhe e dobësuar pa Vjosa Osmanin, që përfundimisht ka lidhur marrëveshjen me VV-në.

Komuna e Gjilanit, gjithmonë ka qenë hambar votash për LDK-në dhe ky subjekt politik beson që edhe kësaj radhe do të marrë numër të konsiderueshëm të votave.

Në bazë të informative që vijnë nga dega e LDK-së në Gjilan, nga kjo degë do të konkurrojnë ish- deputetët Lirije Kajtazi, Faton Bislimi, Valentina Bunjaku – Rexhepi, Imet Rrahamani dhe të nominuarin tjetër Ramiz Ramadani.

You Might Also Like