Futboll

Këtë vit fillon ndërtimi i stadiumit në Viti që do të kushtoj 800 mijë euro

Në vazhdën e vizitave që po u bënë komunave të Kosovës sot në Viti ka qëndruar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës Kujtim Shala. Me këtë rast Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për mbështetje financiare të projektit “Ndërtimi Stadiumit të futbollit në Viti- Sadovinë të Jerlive”.

Ky projekt shumë i mirëpritur nga sportdashësit, pritet të realizzohet gjatë periudhës 2017-2018. Kryetari Haliti me këtë rast ka theksuar se ky projekt do të ndikoj shumë pozitivisht në krijimin sa më të mirë të kushteve për ngritje të cilësisë së sportit të futbollit vitias. Vlera totale e këtij projekti kap shumën në rreth 800 mijë euro, ku ministria do të investoj 600 mijë dhe komuna të bashkë financoj me 200 mijë euro.

Gjithashtu ditë më parë kryetari I komunës Sokol Haliti ka premtuar edhe ndërtimin dhe rregullimin e Fushës së sportit-futbollit edhe në lokalitetin më të madhë të kësaj komune në Pozharan ku skuadra e Pozharanit e themeluar para 44 viteve bënë gara në Ligën e Parë të

Kosovës në futboll dhe ka aspirata që këtë vit të kaloj në rang më të lartë në Supërligën e Kosovës.Komuna premtuar se do të investoj në rregullimin e fushës në Pozharan me rreth 100 mijë euro dhe se rregullimi I terenit për lojë do të nisë pas përfundimit të kampionatit të sivjemë .Aziz Zuka

You Might Also Like