KF Vllaznia njofton se sot, e martë, në ora 18:30, në stadiumin “Ibrahim Kurteshi” në Pozheran, do të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2026/27.
Futbollistët dhe stafi teknik do të nisin punën në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, me synim arritjen e një përgatitjeje sa më të mirë fizike dhe taktike, si dhe realizimin e objektivave të klubit.
Po ashtu, ftojmë të gjithë futbollistët që kanë potencial dhe ambicie t’i bashkohen KF Vllaznia.
Urojmë që ky sezon të jetë i suksesshëm për klubin, futbollistët dhe të gjithë përkrahësit e KF Vllaznisë.
A. Zuka




