Gjilan – Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” për 19 vite të ekzistimit dhe punës së tij ka arritur t`i organizoj mbi 220 debate e tryeza me karakter vendor e ndërkombëtar. Për këto 19 vite ishim në shërbim të publikut dhe të gazetarisë së mirë dhe objektive, thotë Musa Sabedini kryetar i këtij klubi.
“Është nder dhe kënaqësi që ta rrumbullakësosh një punë kolosale që ka ndikuar në jetën e përgjithshme të shoqërisë dhe në edukimin e mirë të informimit të gjithanshëm”. Kështu shprehet Musa Sabedini kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” , derisa flet për 19 vjetorin e themelimit të këtij klubi.
Sabedini thotë s nuk ka qen e lehtë së pari të themelohet një klub, ku punën e tyre e zhvillojnë ose e kanë zhvilluar disa media të ndryshme.”Kishim vullnet, energji dhe solidaritet për t`i quar gjërat përpara, ishin kushte tjera në vitet e pas luftës dhe duhej shumë sakrificë për të informuar në kushtet e atëhershme. E filluam nga zeroja dhe tani kemi arritur numrin e mbi 220 debateve që janë mbajtur gjatë këtyre viteve”.
“Gazetarët e Gjilanit për këto 18 vite me përkushtim ishin në nivel të detyrës dhe asnjëherë nuk janë gjunjëzuar para së keqes e dukurive negative. Thjesht, ishim vrojtues dhe njëkohësisht atakues të gjithçkaje që ishte interes i qytetarëve. Reaguam, kundërshtuam dhe mbrojtëm në çdo kohë gazetarët dhe punën e tyre të vështirë” ka thënë Sabedini.
Ndryshe, “Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”, është themeluar më 16 janar 2001, me iniciativën e gazetarëve rajonalë. Ky klub, që nga themelimi, ka organizuar dhe mbajtur mbi 220 debate e tryeza, me interes për shoqërinë civile dhe qytetarët e Gjilanit e të Kosovës. “Synim i këtij klubi ka qenë dhe mbetet avancimi i gazetarisë rajonale, përparimi dhe avancimi i shkrimeve, informimi i shpejt, objektiv dhe i paanshëm si dhe involvimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse” thotë Musa Sabedini.
Musa Sabedini ka përkujtuar se ky Klub për këto 19 vite ishte në shërbim të informimit të drejtë, të saktë, të paanshëm dhe objektiv dhe me sukses ka arritur të realizojë misionin, duke informuar drejt, korrekt dhe në mënyrë shumë profesionale.
Duke folur për aktivitetet dhe punën e këtij klubi Sabedini tha se tashmë janë bërë 19 vite që ecëm e rrugëtuam bashkë. Folëm, diskutuam, trajtuam, polemizuam temat nga më të ndryshmet. “E filluam punën tonë me shumë përkushtim duke u angazhuar maksimalisht të punonim dhe të ecnim në hap me kohën. Edhe gjatë vitit 2018 rrugëtuam bashkë, diskutuam bashkë, sensibilizuam bashkë, folëm e dhamë ide së bashku. Trajtuam problemet më jetike të qytetit të Gjilanit, Anamoravës dhe, kur ishte nevoja e momenti, edhe të Kosovës” ka thënë Sabedini.
“Me debatet tona treguam vlerat e demokracisë dhe avancuam vlerat e kulturës debatuese. Dhe i vetmi qëllim që na bashkoi ishte interesi i vetëm i përbashkët – mirëqenia e qytetarit dhe avancimi i të drejtave të tij. Ishim ndërtues të institucioneve tona, dhamë një kontribut të pamohueshëm, që këto institucione të jenë në shërbim të qytetarëve.”
Sipas tij sovran i vetëm ishin qytetarët dhe ata që e deshën dialogun e hapur, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë.
Reaguam, kundërshtuam dhe mbrojtëm në çdo kohë gazetarët dhe punën e tyre të vështirë”.
Sabedini shton se tryezat dhe debatet e Klubit ishin arenë konfrontimesh, idesh e sugjerimesh. “Dhe, ju sigurojë që, edhe në vitet e tjera, ky Klub do të jetë në shërbim të profesionit të tij, gazetarisë hulumtuese, dhe në shërbim të avancimit të vlerave morale e njerëzore të të gjithë atyre që duan një ambient, ku mbizotëron ligji, ku krimi goditet pamëshirshëm, ku viktima mbrohet, ku e keqja merr përgjigjen e merituar” ka thënë Sabedini. /rajonipress/