Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” ka marrë pjesë në garat e organizuara nga Federata e Gjimnastikës Artistike. Garat janë mbjtur më 19 dhe 20 nëntor e ku kanë marrë pjesë 16 ekipe me 116 garuese. Në këtë konkurrencë, Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema”, i cili drejtohet nga kryetrajneri Hazir Alidema ia doli që të stoliset me 10 medalje edhe atë në disa disiplina. Kështu Arbesa Hyseni nga Vitia u pajis me dy medalje në parter dhe në kapërcime. Enea Miftari, garuese nga Gjilani ia doli që të stoliset me 3 medalje, në parter, kapërcime dhe në tra. Edhe garuesja tjetër nga Gjilani, Alea Alidema u pajis me dy medalje në kapërcime dhe në tra. Po nga Gjilani, garuesja Lorina Halimi u stolis me dy medalje. Lorena Idrizi mori një medalje në tra.
Garuesja Suhejla Hyseni u rendit e dhjeta në disiplinën parter, Berika Rashiti ishte e nënta në tra.
Kryetrajneri i KGJ “Halil Alidema”, Hazir Alidema, tha se është shumë i kënaqur me këto rezultate dhe se ky klub po dëshmon se po nxjerrë garuese shumë të mira që kanë bërë emër në gjimnastikën kosovare. /Kryelajmi.com/


