Gjilan

Komuna e Gjilanit blenë dru për ngrohje me çmim 46 EURO për metër kub

Keqpërdorimet e parasë publike nuk kanë të ndalur në komunën e Gjilanit nga qeverisja e LDK-së. Kësaj radhe kemi të bëjmë me blerjen e drunjve me çmim marramendës për ngrohje në shkolla dhe objekte tjera që komuna i menaxhon. Dokumenti i siguruar me numër të prokurimit GL 65117046111 tregon shumën që komuna ka paguar për metër kub te drunjve.

Ne i bëjmë thirrje organeve kompetente të komunës që sa më parë të jap hollësi për këtë keqpërdorim financiar duke e ditur që metri kub i drunjve për ngrohje në tregun lokal sillet diku rreth 30-35 EURO.

Njëherësh ftojmë gjykatën e prokurimit të Kosovës që sa më parë të marrë masa ndaj këtij skandali.

You Might Also Like