Në vazhdën e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit në komunën e Vitisë , kandidati i LDK-së Sokol Haliti, njëherësh kryetar aktual i Vitisë ka vazhduar edhe sot takimet me qytetarë në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit duke ua prezantuar platformën qeverisëse për mandatit 4 vjeçar të tij.Takime elektorale janë mbajtur në Zhiti dhe në Fshatin e Ri.
Sokol Haliti, kandidat I LDK-së për kryetar komune sonte fillimisht është pritur me plotë entuziazëm nga simpatizantë dhe përkrahës të shumtë të Fshatin e Ri ku para qytetarëve të tubuar Haliti prezantoi pikat kryesore nga programi i tij duke i dhënë fokus kryesor investimit në infrastrukturën lokale, rrjetin e ujësjellësit, ndriçimin publik, përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve për bujqit, kushtet më të mira në shkollë dhe në fushën sportive.
Po sot përveç Fshatit të Ri, Haliti për fushatë u ndal edhe në fshatin Zhiti, ku gjatë një takimi me banorët aty tha se Programi LDK-së bazohet në nevoja konkrete dhe reale të përcaktuara nga vet banorët. “Ne do të bëjmë të pamundurën qe t’i mbajë këto premtime sikurse që i kemi mbajtur ato që i kemi premtuar gjatë mandati të kaluar qeverisës” përfundoi HalitiHaliti u tha banorëve që ta përkrahin atë dhe kandidatët për asamble komunale sepse besimi i dhënë do të kthehet me investime dhe ngritje të mirëqenies sociale për të gjitha lokalitete e Vitisë pa dallime partiake.Në fund, banorët e fshatrave përkatëse i garantuan Haliti dhe ekipit të tij se vota dhe mbështetja e tyre do të jetë masovike në ditën e zgjedhjeve, në ditën e fitores së madhe për Vitinë, më 22 tetor, ku ai numri 47 do të jetë i vetmi që do të votohet në këto lokalitete./ Aziz Zuk