Vashat e përfaqësueses së Kosovës në vollejboll, kanë pësuar nga Mali i Zi, në ndeshjen e parë kualifikuese për EuroVolley 2021.
Mali i Zi e fitoi setin e parë me rezultat 25-21 dhe setin e dytë 25-14. Seti i tretë ishte i ngushtë, por përsëri i takoi Malit të Zi me rezultat 26-24.
Pas ndeshjes, kryetrajneri i Kosovës, Lorik Ilazi, ka theksuar:
Jam shumë i lumtur për këtë ndeshje, kjo është ndër ndeshjet më të mira të Kosovës dhe ky fakt më gëzon shumë, ngase luajtëm ndaj një ekipi shumë të fuqishëm, ngase kundërshtari pati lojtare që luajnë në ekipe të njohura ndërkombëtare.
Më gëzoi loja e lojtareve tona e jam i mërzitur që nuk e morëm setin e tretë, ngase ai ishte set i yni, por atë e humbëm nga papërvoja në arenën ndërkombëtare.
Në setin e parë luajtëm shumë mirë, me disa lëshime të vogla, kurse në setin e dytë deri kah mesi i setit ishim të barabartë, por aty ndodhi shkëputja, derisa në setin e tretë udhëhoqëm 24:22, por nuk arritëm t’a fitojmë atë.
Kosova po rritet në volejboll, Kosova po vjen, ka thënë kryetrajneri i përfaqësues së Kosovës.