Sportet me dorë

Laku Richard Waden Hillary Legge është amerikani i parë te KB Drita

Qendra amerikane Laku Richard Waden Hillary Legge është lojtari më i ri i Klubit të Basketbollit Drita nga Gjilani është bërë me dije nga presidenti i KB Drita, Arben Bislimi.

Ky lojtar pritet t’i kryejë shumë punë ekipit të Dritës, ngase siç ka theksuar kryetrajneri i KB Drita, Gyltekin Selimi, ekipi të tij është dashur një lojtar i tillë, i gjatë 205 centimetra, i cili luan në pozitën e qendrës.

Ndryshe, KB Drita në dy ndeshjet e para i ka shënuar dy fitore dhe për momentin gjendet në pozitën e parë në Ligën e Parë të Kosovës në Basketboll./kryelajmi.com/.

You Might Also Like