Një nga punëtorët e shquar dhe të devotshëm të vendit tonë në fushën e arsimit është ndarë nga jeta. Reshat Behluli, për shumë vite me radhë, ishte një punëtor i dalluar i arsimit.
Z. Behluli u shqua për angazhimin e madh në ngritjen e nivelit të arsimit në Gjilan. Para së gjithash, ai ishte një njeri me vlera familjare, i ndershëm dhe që bashkonte të gjithë për të mirën e arsimit.
Ngushëllime familjes Behluli! I përjetshëm qoftë kujtimi për Reshatin.
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit