Viti

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje Këshillin e fshatit Lubishtë dhe përfaqësuesin e diasporës nga ky fshat

Një delegacion i fshatit Lubishtë i përbërë nga përfaqësues të banorëve, këshillit të fshatit dhe diasporës, janë pritur në një takim nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti. Qëllimi i organizimit të kësaj pritjeje ishte në shenjë falënderimi për kontributin dhe vullnetarizmin qytetar të banorëve të këtij lokaliteti, respektivisht diasporës, për realizim të projekteve dhe zhvillim të aksioneve të ndryshme.

Me këtë rast, kryetari Haliti edhe ka nderuar me dekoratën e pavarësisë këshillin e fshatit dhe diasporën e fshatit Lubishtë, duke theksuar se kontributi i çmuar i këtyre banorëve duhet të jetë shembull për lokalitetet tjera. Ai madje ka premtuar se do të jetë afër këtyre banorëve, që ti mbështes me projekte të reja, që kanë për qëllim mirëqenien e tyre.

E në emër të delegacionit të fshatit Lubishtë, Ahmet Ahmeti, një ndër veprimtarët e njohur të cështjes kombëtare dhe humanist i dalluar, ka shprehur falënderime Institucioneve komunale për gjithë mbështetjen e deritanishme, për realizim të projekteve, duke mos lënë anash këtë fshat, krahas fshatrave të tjera.Aziz Zuka

You Might Also Like