ZGJEDHJET 2025

Kryetari Hyseni: 6 ura të reja, për të lidhur qytetarët cep më cep të Gjilanit

Ka nisur ndërtimi i gjashtë urave të reja në Komunën e Gjilanit. Punimet për ndërtimin e urës së parë kanë filluar në fshatin Livoç i Epërm. Urat e reja po bëhen me qëllim të lëvizjes më të lehtë të qytetarëve.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se do të ndërtohen 6 ura të reja, për të lidhur qytetarët cep më cep të Gjilanit.
“Projekti ka nisur me ndërtimin e urës së parë në fshatin Livoç i Epërm dhe do të realizohet me një investim total prej 206 mijë euro. Për lëvizje më të lehtë për qytetarët tanë, për Gjilanin që duam”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like