Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje me ministrin Krasniqi për bashkëfinancimin e projektit “Regjenerimi i ish-parkingut duke integruar xhepat e gjelbër – Parku Urban”

Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje me ministrin Krasniqi për bashkëfinancimin e projektit “Regjenerimi i ish-parkingut duke integruar xhepat e gjelbër – Parku Urban”

Gjilan, 4 korrik 2023 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëfinancimi me ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Kjo marrëveshje ka për objekt bashkëfinancimin e projektit “Regjenerimi i ish-parkingut duke integruar xhepat e gjelbër – Parku Urban në Komunën e Gjilanit”.

Kryetari Hyseni, ka falënderuar me këtë rast ministrin Krasniqi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin.

Ai bëri të ditur se shuma totale e këtij projekti është mbi 100 mijë euro, ku MAPL ndan 90 mijë euro, ndërkaq Komuna e Gjilanit 11.890 euro.

You Might Also Like