Gjilan

Kryetari Hyseni pret në takim ambasadorin ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı

Gjilan, 22 shtator 2023 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, kanë pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

“Para tij prezantova projektet zhvillimore për komunën, ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të reja në fusha me interes për të dyja palët, me theks të veçantë në sektorin e arsimit dhe ekonomisë”, është shprehur pas takimit kryetari Hyseni.

Ai theksoi, gjithashtu, se ambasadorin e ka njoftuar për kontributin e komunitetit turk në komunën tonë, duke i shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për vendin tonë. ​

You Might Also Like