Gjilan

Kryetari Salihu takon Udhëheqësin e Odës së Avokatëve të Gjilanit të shoqëruar me disa avokatë të tjerë

 

Gjilan – 21.09.2023 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, së bashku me Ushtruesin e Detyrës së Administratorit, Sylejmon Qarrolli, kanë pritur në një takim Kryetarin e Odës Regjionale të Avokatëve, Fadil Sinanaj së bashku me disa avokatë të tjerë.

 

Kryetari dëgjoi nga avokatët ankesat e tyre në drejtim të shërbimeve të administratës dhe gjyqtarëve.

 

Avokatët theksuan se ka përmirësime të dukshme në shërbimet e Gjykatës, gjithashtu edhe në caktimin e lëndëve më radhë nga ana e gjyqtarëve, por që ende ka hapësirë për përmirësim.

 

Kryetari Salihu kërkojë nga avokatët në vazhdimësi të paraqesin ankesat e tyre për punonjësit të kësaj gjykate me degë për ngritjen e përgjegjësisë, për interes të

përgjithshëm, në mënyrë që të rritet transparenca, llogaridhënia dhe rritja e besimit të publikut në sistemin gjyqësor.

You Might Also Like