Mbrëm në ambientet e IC Green Hotel në Antalya të Turqisë kishim për vizitë kryetarin e Federatës së futbollit të Kosovës z. Agim Ademi i cili u prit nga kryesia e klubit.
Drejtori gjeneral i klubit z. Feti Murseli e njoftoi kryetarin për ecurin e përgaditjeve dhe kushtet e mira të punës që ofron turqia dhe u diskutua për mundësin e rregullimit të infrastrukturës dhe përmisimin e kushteve të punës në stadiumet tona respektivisht atë të qytetit tonë i cili është në gjendje jo të mirë(stadiumi sintetik).
Kryetari Ademi u zotua që do ti shoh mundësit për një ndrrim të tapetit të stadiumit ndihmës aty ku dy klubet e qyteti dhe të gjitha shkollat e regjionit të Gjilanit zhvillojnë ndeshjet dhe për shkak të ngarkesës së madhe në atë fushë, tapeti është amortizuar shumë.
Klubi jonë e falënderoi kryetarin për vizitë dhe për vullnetin për të përmirsuar gjendjen e stadiumit ndihmës dhe për kushtet në përgjithësi në futbollin tonë.