Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim zëvendëskomandantin e kampit “Bondsteel”, me të cilin ndau diskutime të frytshme rreth zhvillimeve në komunë.
Ai u interesua nga afër për projektet që janë realizuar në Viti dhe shprehu vlerësimin e tij për përkushtimin dhe punën e bërë nga institucionet komunale, pavarësisht sfidave dhe bllokadave me të cilat është përballur Komuna Vitisë.
Ishte kënaqësi të dëgjoj një vlerësim të tillë, i cili na jep shtytje për të vazhduar përpara me përkushtim edhe më të madh, në shërbim të qytetarëve tanë.
Bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë si KFOR-i mbetet kyç në avancimin e jetës dhe infrastrukturës në komunën tonë, dhe jemi të hapur për thellim të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.
Aziz Zuka